Abramoviç i gatshëm të shesë Çelsin, ja sa kërkon biznesmeni rus

Miliarderi rus, Roman Abramoviç, është shumë pranë shitjes së klubit të Çelsit. Lajmi bëhet i ditur nga media prestigjioze “Bloomberg”, që në shkrimin e saj theksohet se biznesmeni 51-vjeçar është i gatshëm ta shesë klubin londinez nëse në zyrën e tij vjen një ofertë prej të paktën 3 miliardë dollarësh.

Lidhja e Abramoviç me Çelsin filloi në vitin 2003, ku rusi filloi transformimin e ekipit nga një skuadër e mesit të tabelës, në një ekip pretendent, që përveç fitimit të titujve në Angli arriti të kishte sukses edhe në arenën europiane, ku në vitin 2012 fitoi trofeun e Champions League përballë Bajernit të Mynihut.

Arsyeja kryesore pas këtij vendimi të manjatit rus është gjendja e tensionuar politike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Rusisë.  Qeveria britanike ka filluar të marrë masa për konfiskimin e pasurive të personave të lidhur ngushtë me presidentin rus, Vladimir Putin dhe Abramoviç është një ndër dhjetëra biznesmenët që po hetohet nga autoritet britanike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *