Abramoviç dëshironte një tjetër klub, por një gabim… lumturoi tifozët e Çelsit!

Roman Abramoviç bleu klubin e Çelsit në qershorin e vitit 2003 dhe historia e “Bluve të Londrës” ndryshoi për mirë. Manjati rus nuk u kursye dhe arriti të ndryshojë stilin e Premier Ligës.

Blerje të shtrenjta, rroga stratosferike dhe dëshirë për dominancë në çdo aspekt. Nën udhëheqjen e Abramoviç, Çelsi ka fituar shumë, ku bien në sy 5 tituj kampion, një Champions Ligë dhe një Europa Ligë, duke e kthyer klubin londinez ndër më të fortit në botë.

Tifozët e Çelsit vazhdojnë të shijojnë suksese dhe falë një… gabimi të bërë para 15 vitesh. Abramoviç kishte shprehur interesin e tij për të blerë një klub të Premier Ligës, kryesisht një klub londinez. “The Sun” raporton se rusi i kishte kërkuar bankës UBS një vlerësim financiar të klubeve elitare angleze, me një interesim për ato që ndodheshin në kryeqytet.

Pankarta e tifozëve të Çelsit për presidentin

Dëshira e tij e madhe ishte blerja e Arsenalit, por rezultatet e hulumtimit theksonin se “topçinjtë” nuk ishin në shitje! Diçka e tillë zbulohet në librin me titullin “The Club”, shkruar nga dy gazetarë ekspertë të Uoll Stritit.

Ish-zëvendëspresidenti i Arsenalit gjatë asaj kohe, David Dein ka theksuar të kundërtën në libër. “Abramoviç mund ta blinte Arsenalin, nëse do të shpenzonte aq shumë para”, shprehej Dein. Rusi shprehu interes dhe për klubin e Totenhemit dhe “The Sun” zbulon një detaj interesant sa i përket kësaj çështje.

Abramoviç vendosi të bënte një xhiro me makinë rreth stadiumit “White Hart Line”, por pamjet nuk i pëlqyen dhe ai u shpreh se “këtu është më keq se në Omsk”, duke iu referuar qytetit siberian ku ndodhen rafineritë e tij. Më pas erdhi Çelsi dhe Abramoviç vendosi të investonte dhe gëzonte tifozët e “Bluve të Londrës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *