Abonimet prekin shifrën 30 mijë, Milan falënderon tifozët

0

Të premten është mbyllur fushata e abonimeve të tifozëve të Milanit dhe shifra ka arritur në 30 mijë të abonuar. Klubi kuqezi ka dashur të falënderojë tifozët për mbështetjen e tyre dhe iu ka dedikuar një faqe të “Gazzetta dello Sport”, ku komenton mbi mbylljen e fushatës.

“30 mijë herë faleminderit, së bashku me ju akoma më të fortë”, shkruan klubi i Milanit në komentin e tij kundrejt besnikëve të skuadrës. Kjo shifër i përafrohet shifrës së sezonit të kaluar, edhe pse ka një ulje të vogël krahasuar me sezonin e fundit.

Megjithatë, atmosfera është rritur në kampin kuqezi dhe në klub janë të kënaqur me arritjen e një shifre të tillë. Skuadra po përgatitet për transfertën me Kaljarin, aty ku djemtë e Gatuzos do të tentojnë të marrin fitoren e dytë rresht pas asaj me Romën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.