Abidal kthehet te Barcelona, tashmë me rol të rëndësishëm drejtues

Erik Abidal është emëruar drejtor sportiv te Barcelona, ku kthehet pas disa vitesh mungesë.

Francezi ka qenë pjesë e brezit fantastik të Barcelonës me periudhën 2007-2013, duke fituar ndër të tjera dy herë Ligën e Kampioneve.

Në kulmin e karrierës, Abidal u ndal për një sëmundje të rëndë në mëlçi, duke bërë transplant.

Tani Abidal kthehet në Katalunjë dhe merr vendin e Robert Fernandez, të cilit nuk do t’i rinovohet kontrata.

Abidal do të punojë krahas menaxherit të përgjithshëm Pep Segura. Ky i fundit do të merret me merkaton dhe çështjet administrative, ndërsa Abidal, ende pa eksperiencë në këtë fushë, do të jetë si ndërlidhës mes klubit e lojtarëve. Prania e tij mund të jetë vendimtare për afrimin e një tjetër francezi, Antuan Grizman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *