Abiati kthehet te Milani

Një ndër emrat legjendarë të Milanit, ish-portieri Kristian Abiati, kthehet te klubi ku është bërë i famshëm dhe ka fituar gjithçka.

Abiati ka luajtur për 15 sezone me fanellën e “Djallit”, duke fituar 6 tituj kombëtarë e dy ndërkombëtarë, ndërsa pas tërheqjes nga futbolli nuk ishte përfshirë me asnjë klub tjetër në ndonjë rol të ri.

Sot Milani ka zyrtarizuar kthimin e Abiatit, në rolin e Menaxherit të Klubit.

Roli i tij do të jetë ai i ndërmjetësit mes skuadrës dhe klubit dhe do të varet direkt nga drejtori sportiv Masimiliano Mirabeli.

Një lajm i bukur për tifozët e Milanit, sepse pas Gatuzos, kthehet edhe një emër tjetër legjendar, ndërsa pengu i madh mbetet refuzimi nga ana e Paolo Maldinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *