Abazaj, vjen ftesa nga kombëtarja

0

Kush e ka ndjekur Superioren këtë sezon, nuk do të habitet shumë nga lajmi se Kristal Abazaj është grumbulluar nga Shqipëria U-21.

Sot klubit gjirokastrit i ka shkuar ftesa nga trajneri i Shqipërisë Alban Bushi, i cili nuk mund të qëndronte indiferent ndaj një20-vjeçari që ka mahnitur këtë sezon.

Titullar fiks te Luftëtari, autor i 3 golave dhe disa asisteve, Abazaj mund të konsiderohet zbulimi i madh i Superiores, pasi pak lojtarë të rinj evidentohen në kampionatin tonë, ku mbizotërojnë lojtarët veteranë dhe ata të huaj.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here