Abazaj tregon sërish vlerat, gol ndaj PSV-së

Pas Sindrit Gurit edhe Kristal Abazaj bëhet protagonist në skuadrën e tij në tokën belge. Tropojani ka arritur që të shënojë sot në ndeshjen miqësore që skuadra e tij ka zhvilluar me PSV-në. 22-vjeçarit e ka nisur ndeshjen nga stoli, por menjëherë

sapo është aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës.

Anderlehti fitoi me shifrat 5-3, ndërkohe që ish-lojtari i Luftëtarit realizoi golin e avantazhit për 3-2. Te Anderlehti gjithnjë e më shumë binden te aftësitë e Abazajt, i cili kërkon që të bëjë të tjerë hapa parë në karrierë në Belgjikë, edhe pse aktualisht luan në një prej skuadrave më me emër në elitën e futbollit belg.

One thought on “Abazaj tregon sërish vlerat, gol ndaj PSV-së

Leave a Reply to Alb Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *