Abazaj nuk e fsheh dëshpërimin: 20.000 tifozë te Anderlehti, te Kukësi bëj punën

Kristal Abazaj ka shënuar një gol perfekt nga goditja e dënimit, për të vulosur historinë e fitores së Kukësit me rezultatin 1-3 ndaj Tiranës. Një rritje në lojën e këtij sulmuesi, që erdhi si transferimi më i bujshëm i verilindorëve.

Ndërkohë në intervistën e dhënë për “Supersport” në përfundimin e takimit, nuk e ka fshehur dëshpërimin për këtë moment të karrierës, ndërsa vjen nga Anderlehti dhe dikur mbante veshur fanellën e Kombëtares.

“Unë jam duke u stërvitur veçmas ekipit për të qenë sa më në formë dhe besoj se e kam një farë rritje. Sigurisht që te Kukësi po e jap maksimumin tim. Por te Anderlehti ndeshjet tona ishin me mbi 20.000 tifozë, por tani jam këtu te Kukësi dhe po bëj punën time”, ka thënë Abazaj. /Sport Ekspres/