Abazaj, një “Kristal” në Superligë!

Ka ndërruar trajneri Milinkoviç, por për mesfushorin ofensiv të krahut të djathtë gjërat nuk kanë ndryshuar dhe, me këto ritme, shumë shpejt, mund të ketë për të vend edhe në kombëtaren e madhe

Anton Cicani

Gol me Shpresat e Shqipërisë dhe dy gola me Luftëtarin në dy ndeshjet e para të kampionatit. Sidomos, ai i sotmi që ka vlerën e 3 pikëve dhe i ka rikthyer entuziazmin Luftëtarit, pas një starti me humbje në Durrës. Po flasim për numrin “7” të gjirokastritëve, Kristal Abazajn, i cili duket se e ka nisur këtë sezon në mënyrën e duhur. Gola, paraqitje super, por edhe sakrificë, ashtu sikurse u desh që të kthehej edhe sot në mbrojtje për të ndihmuar shokët.

Ka ndërruar trajneri Milinkoviç në stol, por për mesfushorin ofensiv të krahut të djathtë gjërat nuk kanë ndryshuar dhe, me këto ritme, shumë shpejt, mund të ketë për të vend edhe në kombëtaren e madhe. Jo sepse Abazaj është i talentuar, por sepse po tregon nga ndeshja në ndeshje se do të rritet edhe më shumë.

Gjatë verës ishte pranë largimit, por presidenti Tavo e mbajti në Gjirokastër dhe ndërtoi ekipin pikërisht duke u bazuar te treshja që sezonin e shkuar bëri diferencën: Abazaj, Bregu dhe Aleksi.

Por, Abazaj është ai që po bën diferencën momentalisht, aq sa dje pati shansin që të dyfishonte rezultatin ndaj kurbinasve, në një ndër fushat më të vështira të kampionatit. Me personalitet, talent dhe teknikë. Abazaj është gati të bëjë sezonin e kurorëzimit. Një “Kristal” për Superligën. Kushedi si do ndihen ekipet “big” qe nuk besuan te ai…

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *