Abazaj nis aventurën belge, vjen debutimi në miqësore

Në Belgjikë i kanë mbaruar pushimet, sepse kampionati nis shumë më herët sesa shumica e kampionateve europiane.

Për këtë arsye, edhe pushimet e Kristal Abazajt kanë përfunduar shumë herët këtë verë, sepse nga kampionati kaloi te ndeshjet me kombëtaren dhe tashmë ka zbritur në fushë me ekipin e tij të ri.

Dhe Anderlehti luajti miqësoren e parë sezonale, kundër Molenbekut, duke fituar 1-0.

Goli i fitores erdhi në fundin e takimit, ndërsa Abazaj luajti 45 minutat e dyta të ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *