Abazaj luan vetëm 7 minuta me Osijekun, Ejupi gjen golin dhe… të kuqin!

0

Osijeku luajti sot përballë Goricës në kampionatin kroat të futbollit, sfidë e vlefshme për javën e 26-të. Për skuadrën e Osijekut, aktivizohen dy futbollistë shqiptarë, Kristal Abazaj dhe Myzafer Ejupi. Ish-sulmuesi i Shpresave kuqezi e nisi nga stoli, duke u aktivizuar vetëm në minutën e 83’. Këto 7 minuta nuk i mjaftuan Abazajt që të linte gjurmë në këtë takim.

Ndërsa Ejupi luajti titullar, madje edhe arriti të shënojë një nga golat e Osijekut në atë barazim 2-2. Sulmuesi shënoi në minutën e 69’, duke shpëtuar një pikë për ekipin e tij. Megjithatë, në sekondat e fundit të sfidës, nervat e tradhëtuan dhe Ejupi u ndëshkua me kartonin e kuq, pas dy ndëshkimeve me të verdhë.

Kroaci, HNL java 26

Osijek – Gorica  2-2
Skoriç 56’, Ejupi 69’ / Lovriç 40’ 57’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.