“Abazaj II”, talenti i Partizanit kërkon të “fluturojë” nga Luftëtari

Luftëtari dhe Laçi janë kthyer në një klub mundësish. Në të dyja klubet kanë qenë disa nga të rinjtë që kanë spikatur, ndërkohë që edhe të tjerë lojtarë preferojnë t’ia nisin pikërisht në ekipe të tilla, që të japin mundësinë të shfaqesh vlerat në skenën e Superiores.

Në Gjirokastër është shfaqur së fundmi edhe Eljan Çelaj. Sulmuesi luan të dy krahët dhe ka provuar të luajë në disa ekipe moshash në kryeqyetet. Së fundmi ka qenë pjesë e Partizanit. Futbollisti 19-vjeçar njihet për cilësitë e mira teknike dhe shpejtësinë, ndërkohë që mendon të bëjë hapin e madh.

Momentalisht po tenton të bindë trajnerin Milosh Kostiç të Luftëtarit. Nuk ka kërkuar t’ia nisë nga Partizani, klub që nga të rinjtë ka marrë sivjet vetëm Mariners Kllogjerin. Prej vitesh te të kuqtë nuk po kalojnë lojtarë nga të rinjtë.

Jurgen Bardhi është i fundit i marrë nga moshat dhe pale deri kur duhet pritur që një tjetër produkt i skuadrave zinxhirë të kthehet në lojtar të rëndësishëm te Partizani. Çelaj mund të jetë lojtari i radhës që në kampin e kuq mund ta qajnë. Ai po ndjek rrugën e Kristal Abazajt, duke e nisur pikërisht nga Luftëtari. /VLADIMIR PRENGA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *