Abazaj: Firmosa me vrap për Anderlehtin, as rrogën nuk pashë

Kristal Abazaj ka qenë i ftuar sot në “Procesin Sportiv”, ku ka folur mbi të gjitha për transferimin e tij të bujshëm tek Anderlehti, duke bërë shaka edhe në lidhje me pagën e tij atje.

“Të them të drejtën nuk e kam parë kontratën që kam firmosur, mezi kam prit ta firmosur. Para një muaji firmosa kontratën, atëherë bëra vetëm dy teste fizike. Këto të kësaj radhe ishin të gjitha, antidoping e të gjitha. Rezultatet dolën në rregull dhe të gjithë janë të lumtur. Udhëtova gjithë natën, por i kalova me sukses, shkuan sipas planit. Ata pëlqejnë shumë sprintin, shpejtësinë time, diçka pozitive. Çdo gjë ishte super. Hera e dytë që takohem me trajnerin personalisht, isha në zyrë me të. Do të më japë një program në bazë të ndeshjeve që kanë mbetur për përgatitjen, pasi më 16 qershor do të shkoj te Anderlehti”.

Sulmuesi zbulon golin e preferuar dhe pse nuk shënon shumë me kokë: “Goli me Partizanin ka qenë më i bukuri që kam bërë ndonjëherë. Mendoj se goditja me kokë nuk është pika ime më e fortë. Jam përplasur një herë kokë më kokë me Telushin në Vlorë dhe që atëherë nuk kërcej më, e kam me frikë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *