Abazaj “e mbyll” me Anderlehtin, ky vendim flet vetë!

Kristal Abazaj provoi të debutonte me Anderlehtin në Belgjikë, por më pas u largua trajneri. Në fakt sulmuesi anësor po mendonte që tani do kishte më shumë shanse, por situata duket krejtësisht tjetër për dhe tre shokë të skuadrës.

Anderlehti do ta zhvillojë fazën përgatitore në Spanjë dhe Abazaj nuk do të jetë atje me pjesën tjetër të ekipit, sikurse raportojnë mediat në Belgjikë. Kjo pak a shumë vulos të ardhmen e ish-lojtarit të Luftëtarit.

Trajneri i ri, Fred Ruten, duket se nuk e ka në plane Abazajn. Mbetet për t’u parë çfarë zgjidhje do të gjejë Anderlehti. Për sulmuesin e kombëtares janë shpenzuar plot 750 mijë euro. 

Prishja e kontratës nuk është idealja. Huazimi dhe me pas shitjes, të paktën për të kthyer diçka pas nga ajo që kanë shpenzuar, do ishte zgjidhja më e mirë. Abazaj sigurisht që ka vlera dhe i duhet dhënë mundësia. Tek Anderlehti zor se ka të ardhme për të dhe mbetet për t’u parë se ku do ta vijojë karrierën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *