A t’a djegim Kumbullën? Mungesa në stol dhe hipoteza e shtruar, Aga: Italia të tundon!

Një hipotezë e shtruar në emisionin e “Supersport” sa i përket ndeshjes së Kombëtares kundër Turqisë, ishte Marash Kumbulla. Ky i fundit nuk do të jetë as në stol për këtë përballje. Faktikisht e gjitha kjo lidhet me një shqetësim fizik të mbrojtësit të Veronës, që ka bërë stërvitje të diferencuar edhe në Turqi.

Gjithsesi, në emisionin në fjalë është folur për një hipotezë të mundshme për largimin e Kumbullës si në rastin e Durmishajt, me një aludim për ftesë nga Italia. “A duhet t’a djegim Kumbullën? Sot na iku kjo mundësi”, ishte pyetja e prezantuesit Xhihani.

Gjithsesi, gazetari i njohur Ylli Aga është përgjigjur: “Sigurisht që nëse vjen një ofertë nga Italia, të tundon. Por ne nuk duhet të harrojmë se Kumbulla ka luajtur me të gjithë grupmoshat e Shqipërisë”. /Sport Ekspres/