“A mësova diçka të re? Jo, vetëm se Gary Neville ka një mendim për çdo gjë “, Klopp jep spektakël me deklaratat

Jurgen Klopp vazhdon të dhurojë spektakël me deklaratat e tij. Ndoshta izolimi i ka larguar përkohësisht fushën e blertë dhe lojtarët, por jo sensin e humorit. Trajneri gjerman ka folur në lidhje me javën e fundit dhe mënyrën se si e ka kaluar gjithë kohën e lirë që ka pasur në dispozicion këto kohë.

Por Klopp tregon se asgjë të re nuk ka mësuar gjatë kësaj periudhe, përveç faktit se Gary Neville ka një mendim për çdo temë të mundshme. Ish-futbollisti i Manchester United tashmë vijon karrierën e tij si komentator sportiv dhe si trajner, ndërsa së fundi ka qenë tepër aktiv. Thuajse çdo ditë del një deklaratë e re e Neville e për këtë arsye Klop e ka nxjerrë në pah këtë fakt.

“A mësova diçka të re gjatë kësaj kohe? Me siguri jo. Epo, përveç se Gary Neville ka një mendim mbi absolutisht çdo temë! (qesh) Është e mahnitshme. Kështu që nuk kam mësuar shumë. E kam njohur shumë mirë për 52 vjet. Kjo është një situatë e vështirë jo vetëm për mua dhe familjen time, por për të gjithë njerëzit që jetojnë në këtë planet. Jam krenar sesi po e përballojmë atë si shoqëri. Ne njerëzit nuk jemi perfekt. Bëjmë gabime. Sidoqoftë, mendoj se në atë kohë kemi kuptuar se të gjithë jemi të lidhur. Kjo është gjë e mirë”, ka thënë Jurgen Klopp./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *