A.F. Dinamo U17, U19, kampion ne te Paren!

0

KAMPIONATI I MOSHAVE

Kategoria e parë U19/ Finale

A.F. Dinamo kampion me 5 “yje”

A.F. Dinamo – Porto  5-0

Shënues: Palluqi 60`, Shahini 69`, Çupi 75`, 77`, Tanko 83`

A.F. Dinamo: Varfi, Rama, Palluqi (Tanko 82`), Hasa (Qesari 80`), Luzi, Zylyftari, Shahini, Veseli (Bajo 65`- Shijaku 82`), Lalaj, Çupi, Reka (Malaj 70`) Trajner: I. Daja

Porto:  Prendi, Allaj, Coli,  Pati (Gjeka 80`), Kolecaj (Dushku 52`), E. Marku, Ndreshaj, Hidri, Xh. Marku, Bercaj (Filipaj 80`), Toma (Alcani 65`) Trajner: V. Sokoli

Gjyqtarë: O. Ferataj, E. Pashaj dhe S. Hanaj

Kartonë të verdhë:  Rama, Luzi/ Hidri

Trofeu i finales së kampionatit, midis dy skuadrave që u renditën të parat në Kategorinë e Parë për 19-vjeçarë në Grupet A dhe B midis Portos dhe A.F. Dinamos i shkon “bluve” të drejtuar nga trajneri Ilir Daja, të cilët fituan me rezultatin e thellë 5-0. Dy ekipet që do të marrin pjesë sezonin e ardhshëm në Superligë. Autorët e golave për A.F. Dinamon ishin Palluqi (60`), Shahini (69`), Çupi (75`), (77’) dhe Tanko (83`). Një ndeshje e dominuar totalisht nga të besuarit e trajnerit të suksesshëm edhe në disa prej ekipeve të Superligës sonë, Ilir Dajës, ndërsa Porto u duk e “dehur” nga suksesi i arritur për ngjitjen në një kategori më lartë. Bernard GJIKOLAJ

 

Kategoria e Parë U17/ Finale

Ibrahimi i jep trofeun A.F. Dinamos

A.F. Dinamo  – Porto  2-0

Shënues: Ibrahimi 38`, 73`

A.F. Dinamo: Merthola, Çami, Mukaj, Shtishi (Veseli 77`), Shaba, Livadhi, Gjonaj (Lici 70`), Jahja (Lutaj 50`), Jaku, Avdiaj (Masha 66`), Ibrahimi (Balla 74`) Trajner: I. Spahiu

Porto: Xhoxha, Pëllumbi, Shquti (Boja 50`), Simoni, Zhejani (Pali 80`), Gjikola (Leka 80`), Gruda (Marku 56`), Dedgjonaj, Meta, Toma, Hila Trajner: H. Hoxha

Gjyqtarë: O. Yzeiraj, E. Pashaj, S. Hanaj

Kartonë të verdhë: Veseli, Avdiaj (në stol), Gjonaj, Merthola, Lutaj/ Hila, Dedgjonaj, Toma

A.F. Dinamo në festë! Ekipi i drejtuar nga trajneri Ilir Spahiu janë shpallur kampionë të Shqipërisë në Kategorinë e Parë për 17-vjeçarë. A.F. Dinamo ka mposhtur pastër me rezultatin 2-0 Porton në finalen që u zhvillua në kompleksin sportiv “Internacional” në Pezë-Helmës. Ibrahimi ishte “heroi” i takimit me dygolëshin e realizuar në këtë sfidë, përkatësisht në minutat 38’ dhe 73’. Porto u mundua të shmangte humbjen, por A.F. Dinamo nuk i la asnjë shans kundërshtarëve për ta ndëshkuar, duke zhvilluar një ndeshje gati perfekte. Takimi u karakterizua disi edhe nga tensioni në fushën e lojës, pasi u akorduan 8 kartonë të verdhë, 5 për A.F.Dinamon dhe 3 për Porton.

Bernard GJIKOLAJ

AF DINAMO EKIPI

AF DINAMO EKIP


AF DINAMO

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here