A është Tirana më e mira? Gentian Muça e shpjegon me përmbysjet, Kallaku: Do e shohim ndaj Kukësit

0

A është Tirana ekipi më i mirë në Shqipëri? Kjo ka qenë pyetja e shtruar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “Abc News”, atje ku gjenden edhe dy futbollistë të njohur të Superiores, Gentian Muça dhe Sherif Kallaku. Mbrojtësi i bardhebluve e ka shpjeguar idenë e tij me përmbysjet e kryera nga bardheblutë për të treguar forcën e një ekipi që nuk dorëzohet edhe kur gjendet në disavantazh.

“Po ju jap një statistikë, kemi pesë ndeshje të kthyera. Kjo bën diferencën me të gjitha skuadrat. Kemi pasur motivim, kemi sakrifikuar dhe ia kemi dalë”, tha Muça.

Ndërkohë të njëjtin mendim e ndan edhe Sherif Kallaku, megjithëse mesfushori i Teutës shprehet se për të qenë më të saktë duhet të pritet edhe ndeshja direkte me Kukësin, pasi deri në këtë moment verilindorët kanë fituar dy herë përballë Tiranës.

“Normalisht që e tregon dhe klasifikimi që është ekipi më i miri. Por ka një ndeshje të vështirë këtë javë dhe do e shikojmë si të dalë. Një ndeshje ka fituar Tirana, dy Kukësi. Edhe pse është 9 pikë përpara, aty do e shikojmë forcën e Tiranës”, u shpreh Kallaku. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.