A është Bylisi si Leiçesteri i kësaj Superiore? Historia dhe shifrat janë thuajse të njëjta

Bylisin e kemi pagëzuar që më herët si Leiçesterin e kësaj Superiore. Jo më kot, pasi një ekip surprizues është duke luftuar për vendin e parë të kampionatit dhe jo duke llogaritur mbijetesën, siç edhe pritej.

Por sa është realisisht skuadra e Dovedan si përralla e bukur angleze? Në fakt, edhe vetë shifrat ta lejojnë ta bësh një krahasim të tillë. Në 11 ndeshjet e para kur Leiçesteri do të shpallej kampion në Angli gjatë sezonit 2015-2016, do të merrte vetëm një humbje kundër Arsenalit, ashtu si edhe ballshiotët e kanë marrë me Teutën.

Për të vazhduar më tej, vetëm një barazim më tepër është marrë nga ekipi i Bylisit që në 11 ndeshje ka grumbulluar 20 pikë, ndërsa Leiçesteri asokohe do të grumbullonte 22 pikë. Por historia sesi do të mbërrinin kaq larg heronjtë e Ranierit do të ishte e bukur. Madje edhe pas 20 javëve kampionat thuhej se kërkohej të arrihej kuota e pikëve që të shpëtonte nga rënia në “Championship”.

Por teksa javët po kalonin e panë veten se ishin shumë afër ngritjes së titullit dhe arritën që t’ia dilnin. Pikërisht ajo që po shihet edhe te Bylisi, që nuk e ka Superioren si një objektiv të saj, por teksa javët po kalojnë dhe po mbahet kjo formë, gjithçka mund të ndodhë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *