A e njihni babën ju? Lojtari i Bylisit provokon Partizanin pas barazimit

Bylisi ka marrë një barazim dramatik ndaj Partizanit në minutat shtesë në rezultatin 1-1. Pas ndeshjes ka ardhur edhe një provokim nga lojtari i miqëve, që më parë ka qenë pjesë e Tiranës.

Bëhet fjalë për futbollistin Jurgen Goxha. Ky i fundit ka shkruar në “Instagram” pas barazimit me të kuqtë: “A e njihni babën ju?”. Një mbishkrim që shkon përtej sfidës së kaluar dhe që lidhet me derbin e javës së ardhshme, atje ku Partizani do të ndeshet me Tiranën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *