A duhet larguar Schweinsteiger? Ballack thotë po

0

Ish-trajneri i Gjermanisë, Berti Vogts, ka bërë thirrje që kapiteni Bastian Schweinsteiger të vazhdojë të luajë me skuadrën kampione bote. Largimi i mundshëm i 31-vjeçarit u bë temë në Gjermani pas skualifikimit të “pancerave” në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian 2016 me Francën, në të cilën “Tigri” u bë faktor për disfatën duke prekur topin me dorë në zonën e rreptësisë. Gjithsesi, legjenda gjermane as që e mendon dorëheqjen e Bastit.

“Bastian Schweinsteiger ka bërë një gabim në gjysmëfinale duke prekur topin me dorë gjatë një dueli me kokë dhe shkaktoi penallti. Ai e di këtë. Gjithsesi, unë mund të them se ai ende është një lojtar madhështor. Do të ishte për të ardhur keq, që ai ta mbyllë kështu karrierën me kombëtaren”, – është shprehur Vogts në revistën gjermane “Sport Bild”.

Ish-trajneri kampion Evrope në 1996-n ka shtuar: “Shpresoj që Schweinsteiger të luajë edhe për dy vite. Sipas meje, ai mund të përdoret shumë mirë në Botërorin e Rusisë.” Pavarësisht fjalëve të Vogtsit, në Gjermani po zhvillohet një debat i madh nëse kapiteni duhet të lërë kombëtaren. Ish-mesfushori i Gjermanisë, Michael Ballack, ka shkruar një editorial në “Express” dhe “TZ”, ku – mes të tjerash – sugjeron që Schweinsteiger të largohet.

“Nuk e di nëse grumbullimi i tij në Botërorin e Rusisë do të sillte ndonjë dobi. Unë do ta këshilloja të mendohet mirë. Kam frikë se lojtarët e tjerë do ta përdorin këtë situatë për të vënë në dyshim statusin e tij dhe këtë Schweinsteiger nuk e meriton.

Ballack e kupton shumë mirë debatin për lojtarin e Manchester Unitedit. Ai humbi Botërorin 2010 për shkak dëmtimi pas 98 ndeshjesh me kombëtaren dhe më pas ish-mesfushori nuk u grumbullua më. Gjermania me Ballackun doli nënkampione bote në vitin 2002, e treta në Botërorin 2006 dhe nënkampione Evrope në 2008-n.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here