A do të transferohet Pogba te Juve? Sarri jep përgjigjen epike!

0

Maurisio Sarri ka folur për ESPN pas ndeshjes kundër Totenhemit, të cilën Juventusi e humbi 2-3. Pasi foli për ndeshjen dhe mënyrën si skuadra e tij luajti në fushën e lojës, Sarri u ballafaqua dhe me pyetjen nëse Pogba do të rikthehet në Torino apo jo.

“Nuk jam unë drejtori sportiv, ndaj mos më pyesni nëse Pogba do të vijë apo jo. Ne e pëlqejmë shumë si lojtar, por nuk e di si është situata aktuale. Pol Pogba është një lojtar i Mançester Junajtid, prandaj nuk dua të flas më për këtë temë”, përfundoi trajneri i ri i Juventusit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.