A do largohet Alves? Flet agjentja e brazilianit

0

 

Agjentja e mbrojtësit të Barcelonës, Dani Alves, Dinorah Santa Ana, ka konfirmuar se klienti i tij mund të mbetet edhe më tej pjesë e skuadrës katalanase. “Dani ende nuk ka marrë një vendim nëse do të largohet apo do të qëndrojë te skuadra e Barcelonës., Ai është i hapur për të dyja mundësitë. Fakti që Barcelona nuk mund të tranferojë lojtar deri në vitin 2016 nuk ndikon në vendimet tona. Nëse ne pranojmë dy apo tri oferta, do ulemi dhe do të bisedojmë”, ka shpjeguar ajo. Për brazilianin ka pasur spekulime se e ardhmja e tij do të jetë Mançester Siti, por duket se asgjë nuk është vendosur. Alves rinovoi me një vit kontratën në verën e shkuar me Barcelonën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.