FOTO | Shpejtësi e lartë dhe mungesë sigurie, fansat “masakrojnë” Bufonin

Xhanluixhi Bufon është një shembull me sjelljen e tij në fushë, por shfaqet e kundërta në ngarjen e makinës. 41-vjeçari ka postuar një foto në “Twitter”, duke ngarë makinën e tij tip “Land Rover”. Deri këtu çdo gjë në rregull, por nëse e sheh më me detaje zbulon disa thyerje rregullash.

Bufon është fotografuar ndërkohë që ecën mbi normat e shpejtësisë, me 155 km/orë. Shkelja vazhdon me mungesën e rripit të sigurimit. Më pas nëse vështron me kujdes, dallon praninë e një pakete duhani në xhepin e derës së mjetit. Të gjitha këto janë pikasur nga komentuesit e shumtë në rrjetet sociale, që kanë kritikuar legjendën italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *