9 vite pritje! Leclerc është “Ferrari” i vetëm i Italisë, fiton dashurinë e të gjithëve

9 vite pritje që “Ferrari” të fitonte një garë në Monza të Italisë. Pikërisht në shtëpinë e tij, por duhej një pilot i ri si Leclerc, që dita-ditës po nis të shkruajë një histori të re në “Formula 1”. Piloti i talentuar së bashku me Verstapen po i japin një tjetër ritëm këtij sporti, për ta rikthyer në majat më të larta.

Sa i përket garës së Monzës, arriti të dilte i pari duke u mbrojtur mirë nga Botas që dolin në vendin e dytë dhe Hamilton që rezultoi i tretë. Kjo ishte gara e dytë radhazi e fituar deri tani nga Leclerc, që më së shumti njihej për spektaklin dhe parakalimet që bënte në pistë.

Dashurinë e të gjithëve ka fituar, ndërsa ajo që ka spikatur në momentin e festës, ishte kur një fëmijë me aftësi ndryshe ka kënduar me gjithë pasion himnin e Italisë pas fitores së Leclerc. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *