9 muaj pa u paguar, mbrojtësi francez “hakmerret” në Twitter ndaj klubit turk

Futbollisti francez Tomas Herto vendosi të linte Italinë ku luante prej 6 sezonesh në Serie A për të provuar një eksperiencë të re në Turqi. Klubi kryeqytetas Ankaragyçy i premtoi një pagë të majme që s’mund të refuzohej.

Mjaftuan vetëm pak muaj që futbollistit t’i fillonte dhimbja e kokës. Pagat mujore filluan të vonoheshin. Drejtuesit qetësuan lojtarët duke iu thënë: Prisni deri javën tjetër ! E kështu siç ndodh shpesh, javët u bënë muaj.

Ditën e sotme Herto festonte ditëlindjen dhe mënyrë ironike thumboi ish-klubin e tij duke shkruar këtë mesazh në twitter: “Çkemi Ankaragyçy. Faleminderit që më uruat për ditëlindjen. Nëse doni të më bëni një dhuratë, po sikur të jepni rrogën e një muaji nga nëntë muajt që nuk mi keni paguar akoma”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *