Bylisi s’fiton as në Kupë, kualifikimi vendoset në Laç

0

Ballshiotët shpërdorojnë raste flagrante me Kulin, Pepën, Hyshmerin, ndërsa janë të pafat në gjetjen e golit. Kurbinasit mbrohen mirë dhe shpresojnë në ndeshjen e kthimit

Bylis 0
Laçi 0

E mërkurë 21 Tetor 2015, ora 14:30, në stadiumin “Adush Muça”, të qytetit të Ballshit

Bylis: Mushica, Shoshi, Basriu, Simiç, Muçaj, Gava, Hoxha (Mbella 20′),Papa (Mustafaraj 70′), Hyshmeri, Kuli (Pepa 55′), Hasani. Tr.: M. De Vechis.

Laçi: Vujadinoviç, Gocaj, Buljan, Çela, Sefgjinaj, Kruja, Mustafa, Veliaj, Meto, Mitraj (Sheta 51′), James (Vuthi 71′). Tr.: A. Cungu.
Gjyqtarë: E. Dyrmishi, E. Barushi, G. Qirici (Tiranë)
Kv.: Papa, Asani / Mitraj, Meto

Bylisi dhe Laçi, janë përballur dje në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit, aty ku sfida ka qenë mjaft interesante, por edhe e luftuar nga të dyja skuadrat. Një ndeshje thuajse me shumë raste nga vendasit që vazhdojnë të shpërdorojnë, duke treguar se vuajnë në vijën e parë dhe sulmuesit ende nuk janë zhbllokuar. TAKIMI – Ndeshja nisi në një atmosferë të qetë dhe tifozë ka pasur vetëm në tribunën kryesore dhe një prej shkallëve anësore. Bylisi luajti më mirë, krijoi më shumë raste për shënim, ku më pikantet ishin ato të Hyshmerit 23-të, Kuli 45-të dhe Pepa 56-të, ndërsa Laçi mendoi më shumë për mbrojtjen, duke qenë se ndeshjen e dytë do ta luajë në fushën e vete dhe duket se edhe një barazim 0-0 ka qenë një rezultat që edhe pse i hapur favorizon skuadrën kurbinase duke qenë se pas dy javësh do të luajnë në fushën e tyre. Në përgjithësi ishte një sfidë e bukur, e dyluftuar, me dy skuadra simpatike që prodhuan një futboll të kënaqshëm, ku mungoi vetëm goli. Gjithsesi, kualifikimi mbetet i hapur për të dyja skuadrat, të cilat tashmë duhet që të mendojnë për ndeshjet e radhës në kampionat, në fundjavë, ku ballshiotët do të luajnë në fushën e vlonjatëve me Flamurtarin vendas, kurse Laçi, do të ketë një përballje delikate në stadiumin e vet me skuadrën e Teutës.

Peposhi, Ronaille
e Izuçuku
tifo nga tribuna

Tre lojtarë të skuadrës së Bylisit, Ardit Peposhi, i pezulluar, braziliani Ronaille Calheira e Izuçuku, të dëmtuar e kanë ndjekur ndeshjen nga tribuna qendrore e stadiumit “Adush Muça”. Të Tre futbollistët dje kanë qenë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë bërë “tifo” për skuadrën e tyre e cila nuk ja ka dalë, duke barazuar 0-0 në stadiumin e vet.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.