80 milionë sterlina për Sançon? Vendimi final i Dortmundit

Xhejdon Sanço është një ndër lojtarët më të spikatur këtë sezon te Borusia e Dortmundit. Talenti anglez ka mahnitur me paraqitjet e tij dhe është kthyer në një ndër më të kërkuarit në merkato. Klubet më të mëdha evropiane janë vënë në ndjekje të tij.

Së fundmi, mediat angleze kishin raportuar se Mançester Junajtid kishte bërë gati një ofertë prej 80 milionë sterlinash për të bindur Dortmundin që ta linte të lirë. Gjithsesi, lidhur me këto spekulime, ka folur vetë drejtori sportiv i verdhezinjve, Mikal Zork.

Ky i fundit ka siguruar që Sanço nuk lëviz nga Dortmundit, të paktën deri në sezonin e ardhshëm. “Nuk do të vendos një çmim për Sançon, por thjesht dua të them se, edhe nëse klub më i madh në Botë të bëjë një ofertë, një largim i tij tani do të ishte i vështirë shumë. Xhejdon do të luajë me Dortmundin të paktën edhe sezonin e ardhshëm, pasi i kemi bërë planet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *