80 milionë dollarë për të dalë nga “pensioni”, Wladimir Klitschko në dilemë

0

Legjenda e sportit të boksit Wladimir Klitschko ka dhënë dorëheqjen nga sporti prej më shumë se thuajse se dy vitesh. Megjithatë 42-vjeçari mund të rikthehet shumë shpejt në ring.

Sipas medies ruse “Sportarena”, grupi mediatik “DAZN” i ka ofruar ukrainasit një ofertë të dytë, pas refuzimi të çekut prej 40 milionë dollarësh. Kësaj radhe shuma është dyfishuar, 80 milionë dollarë në këmbim të tre dueleve.

Sipas asaj që përflitet në mediet britanike, bëhet fjalë për tre duele me boksierë anglezë. Dueli i parë është planifikuar që të ndodhë në Gjermani kundër Dillian Whyte, ndërsa më pas do të jenë sfidat ndaj Anthony Joshua dhe Tyson Fury.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.