8 milionë ndoqën Shqipëri-Itali përtej Adriatikut!

Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Botërorit në Rusi, Shqipëri-Itali, është parë nga 8 milionë e 261 mijë spektatorë dhe një share me 30,36%. Ka ndjekur menjëherë më pas “Grande Fratello”, pra “Big Brother” italian me 4 milionë e 692 mijë spektatorë, me një share prej 25,22%. Këto janë të dhënat që janë mbledhur pas ditës së djeshme nga Instituti që monitoron audiencën. Rai 1, në këtë mënyrë, ka fituar vendin e parë për sfidën Shqipëri-Itali, e cila ishte tepër e rëndësishme sidomos për të vendosur axurrët në kokë grupi te shorti i play-off. Audienca do të kishte qenë edhe më e madhe në rast se do të ishte një ndeshje për të shkuar në play-off ose jo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *