7 mijë sterlina për një darkë, Poçetino pret fitore në derbi

Trajneri i Totenhamit, Mauricio Poçetino i ka thënë lojtarëve të tij se ata i detyrohen një fitore në derbin e sotëm kundër Uest Hamit, pasi i ka ofruar një darkë, që ka kushtuar plot 7 mijë sterlina! Trajneri i “Spurs-ave” ka deklaruar se ka fituar të gjithë ekipin dhe zyrtarë të klubit në një darkë të mërkurën në mbrëmje. Darka ku ishin pjesëmarrës plot 50 persona i ka kushtuar 7 mijë sterlina xhepave të trajnerit argjentinas. Duke folur para derbit të sotëm kundër Uest Hamit, Poçetino ka thënë: “Natyrisht që kërkohet pak kohë për të automatizuar si duhet veprimet në fushë. Por fryma e bashkëpunimit nuk duhet parë vetëm në fushë, por dhe jashtë saj. Për këtë jemi të mbledhur të gjithë për darkë. Kështu lojtarët dhe drejtuesit mund të njihen më mirë mes tyre, të flasin ndryshe nga kur janë në fushë, të krijojnë lidhje dhe emocion mes tyre. Kjo do të thotë se të gjithë duhet të luftojmë për të arritur objektivat. Gjithmonë duhet të mbizotërojë gatishmëria për të ndihmuar shokun e ekipit dhe më shumë kujdesi për trajnerin, i cili paguan në fund faturën. Kur paguaj, paguaj mirë, restorant të mirë, ushqim të mirë dhe verë të mirë. Mendoj se kemi bërë gjënë e duhur, por tani pres një fitore në derbi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *