7 mijë “lutje” për të qëndruar, tifozi i Çelsit surprizon Hazard

Eden Hazard po shijon një moment shumë të mirë në fushën e blertë, ndërsa e ardhmja e tij është në pikëpyetje. Belgu i Çelsit kërkohet nga Reali i Madridit, me vetë lojtarin që dëshiron të luajë në “Santiago Bernabeu”.

“Blutë e Londrës” janë kundër largimit të yllit të skuadrës dhe të gjithë po bëjnë maksimumin për ta bindur lojtarin të qëndrojë. Gjatë ndeshjes kundër Mançester Junajtid në stadium u hap një banderolë e madhe në nderim të Eden Hazard. Siç citon “The Sun”, kjo ka qenë ideja e një tifozi, i cili ka shpenzuar 7 mijë sterlina për realizimin e saj.

Tifozi i Çelsit nuk ka dashur të zbulojë identitetin, ndërsa qëllimi i tij i vetëm është qëndrimi i Hazard në ekip. Tifozët nuk bien dakord me largimin e tij dhe po bëjnë maksimumin për t’i ndryshuar mendjen lojtarit. Dashuri, pasion, respekt dhe një faturë e kripur financiare, por tifozët as që duan t’ia dinë. Nëse lojtari ëndërron të luajë me Realin e Madridit, tifozët ëndërrojnë të shohin sa më gjatë në “Stamford Bridge”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *