60 minuta udhëtim, Skënderbeu që pa gdhirë drejt Beogradit

Skënderbeu mëngjesin e sotëm, pa u gdhirë mirë, është nisur drejt Beogradit, ku nesër do të luajë ndeshjen e katërt të grupit B të UEFA Europa League. Sipas drejtuesve të klubit, në orën 02:00 Skënderbeu duhej të linte Durrësin për të qenë në Rinas, gati për udhëtimin. Linja e avionit nga Tirana drejt Beogradit ishte në 04:10 dhe udhëtimi zgjat vetëm 60 minuta. Ekipi ka planifikuar të akomodohet menjëherë në hotel dhe do të çlodhet deri në orët e pasdites. Më pas do të zbarkojë në stadiumin e Beogradit. Trajneri Daja dhe një lojtar do të dalin në konferencën për shtyp dhe më pas, për gati 60 minuta, do të zhvillohet edhe seanca e fundit stërvitore.

Sipas drejtuesve, pas përfundimit të takimit mbrëmjen e nesërme, Skënderbeu do të bëhet gati për kthim, pasi janë disa orë kohë deri në nisje po nga aeroporti i Beogradit. Kthimi në Shqipëri do të nisë në orën 00:25 të së premtes dhe mbërritja në Rinas do të jetë në orën 01:40. Kjo është axhenda e Skënderbeut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *