6 vjet më pas, Bogdani dhe Bendtner ne role ndryshe!

0

Në vitin 2009, përballja Shqipëri-Danimarkë në Tiranë u mbyll 1-1 me golat e dy sulmuesve. Sot, Eri rigjen Niklasin, por njëri do të jetë në stol, tjetri në fushë

BendtnerIdiot

Erjon Bogdani dhe Niklas Bendtner. Dy mbiemra që nisin me të njëjtën gërmë “B”, dy futbollistë që kanë të njëjtin rol, profesion dhe… të dalluar për të udhëhequr Kombëtaret e tyre respektive… Sot, do të jenë sërish përballë njëri-tjetrit, por me dy pozicione të ndryshme. E teksa koha ka kaluar por ka parë një Bendtner shumë më të pjekur në sulmin e Danimarkës, në stolin e Shqipërisë, përkrah Xhani de Biazit, Alban Bushit dhe Paolo Tramexanit, do të jetë i ulur ai, Erjon Bogdani (74 ndeshje me kuqezinjtë dhe 18 gola, asnjë si ai!) i cili merr vendin e Altin Lalës, një tjetër ish-futbollist i Kombëtares. Teksa, do ta shohë në fushë, për danezët, në “Telia Parken” të Kopenhagenit, atë, Niklas Bendtnerin, një çunak në vitin 2009 përpara “Erit”, por që la gjurmë, duke shënuar në minutën e 40-të dhe heshtur “Qemal Stafën”. Por, dhjetë minuta më pas, do të vinte goli i Bogut, për barazimin 1-1. Një barazim që do të fiksohej gjashtë vjet më vonë, sërish 1-1, në “Elbasan Arena”, sërish ne Niklasin në fushë por jo me Erin, ashtu si edhe sot.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here