6 të plagosur dhe 3 arrestime, Liverpool paralajmeron tifozët: Kujdes nga napoletanët

Është një histori e tmerrshme ajo mes grupeve të tifozëve të ashtuquajtur “huliganë”. Në tetor të vitit 2010 Liverpool udhëtonte për të parën herë në Napoli për të luajtur një ndeshje Championsi. Atë vit skuadra angleze ishte së bashku me italianët në grupin K. Në ndeshjen e përfunduar në barazimin pa gola, shifrat do të rregjistroheshin tjetërkund.

Jashtë “San Paolo” pati përplasje të shumta mes tifozerive. Bilanci i të cilëve shkoi në 6 tifozë anglezë të plagosur dhe në pranga 3 italian për akuzën e tentativës për vrasje. Dy grupe mjaft gjaknxehta të cilat kana rrezikuar shumë jetë në ato përplasje fizike.

Por për mos të shkuar sërish në ato skena, këtë herë ka paralajmërime dhe planifikim të gatshëm për tifozët anglezë. Të martën që vjen Liverpool do të luaj sërish ndaj Napolit në fazën e grupit për Champions. Vetë klubi i kuq ka njoftuar më herët tifozët e tyre që të kenë kujdes në transfertën e Napolit. Jo dalje nga hoteli, marrshim në grup se bashku, jo fanella të kuqe në rrugët e qytetit, jo këngë në rrugët për në stadium si dhe maturi nga ana e tyre. Ishin këto disa nga porositë që Liverpool ofroi për tifozët.

Ndeshja e së martës është një nga takimet më të bukura të fazëz së grupeve. Jurgen Klopp vjen me gjithë motivimin e duhir për të fituar sërish. Ndërsa Ancheloti kërkon të hyjë në histori sa më shpejt. Megjithatë veç lojës dhe rezultati, sytë janë nga tifozët të cilët janë pika më e nxehtë e nisjes së përplasjeve mes tyre./ Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *