6 muaj pas infraktit në zemër, Iker Casillas jep lajmin e madh për karrierën e tij sportive

Ishte data 1 maj kur kampioni i botës dhe Europës pësoi një infrakt në zemër. Iker Casillas u detyrua të lërë menjëherë fushën e blertë sapo porter legjendar u përmirësua sadapak. Por fiks pas 6 muaj e 3 ditë nga ngjarja më e vështirë e jetës, Casillas vendos të surprizojë fansat e futbollit. Ish-portieri i Real Madrid nuk do tërhiqet ende nga futbolli.

“6 muaj e 3 ditë ju keni qendruar në dollap”

38-vjeçari është rikthyer për afro 20-25 minuta në stërvitje gjatë mesditës së të hënës. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja “AS” por edhe vet Casillas ka njoftuar ndjeksit në rrjetet sociale. Sipas stafit teknik, portieri i Portos nuk ka ndërmend ta mbyll futbollin si “i sëmur” por me shumë gjasa së shpejti do të jetë në fushën e lojës. Një iniciativë mjaft kurajuese nga ana e legjendës së portës spanjolle teksa të gjithë po prisnin që Casillas të varte dorezat në gozhdë./Sport Ekspres/