500 mijë euro për një veteran, ja ç’bën rivali i Laçit

Eden Shamir ishte përforcimi i parë për Hapoel Ber Sheva, që nuk ndalet në merkato. Klubi izraelit tregon edhe njëherë diferencat e mëdha me Laçin, skuadër me të cilën do të ndeshet në turin e parë të Europa League. Një ditë më parë ata kanë nënshkruar me portierin e Lituanisë.

Ernestas Setkus, i cili në muajin maj mbushi 34-vjeç, ka nënshkruar për dy vite me Hapoel Ber Sheva dhe do të përfitojë shumën e 500 mijë eurove, aq sa Laçi mund të ketë buxhetin për një sezon. Gjithsesi në fushë nuk luajnë paratë dhe futbolli ka treguar se është “karagjoz” dhe nuk pyet për gjëra të tilla.

Setkus, pavarësisht moshës, mbron portën e kombëtares së tij, ndërkohë që ka një “CV” të pasur. Dy sezonet e  fundit ka qenë pjesë e Hapoel Haifa, kurse më parë është aktivizuar rregullisht edhe Ado Den Hag, në elitën e futbollit holandez, sikurse edhe në Turqi me Sivaspor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *