50 milionë dollarë për dy duele, “DAZN” pranë firmës me Wilder

Kompania mediatike “DAZN” po shpenzon shuma të çmendura parash në sportin e boksit. Pasi mbyllën një marrëveshje 350 milionë dollarëshe me boksierin meksikan Saul “Canelo”Alvarez, vëmendja e gjigantit mediatik është kthyer nga divizioni i peshave të rënda.

Sipas “World Boxing News”, përfaqësues të “DAZN” i kanë bërë një ofertë të pabesueshme boksierit amerikan Deontay Wilder. Bëhet fjalë për një çek me vlerë 50 milionë dollarë për mbajtësin e brezit kampion bote në federatën “WBC”.

Në këmbim të 50 milionë dollarëve Wilder duhet të nënshkruajë një marrëveshje ku “DAZN” do të ketë të drejtat organizative dhe televizive në dy duelet e ardhme të boksierit të pamposhtur. Firma me “DAZN” do t’i hapë rrugën duelit të shumëpritur midis Wilder dhe Anthony Joshua, një përballje kjo që mund të nxjerrë një kampion boksi me statusin “undisputed”, gjë që nuk ndodh prej thuajse 2 dekadash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *