5 sezone ne Lezhe, Shytani qendron per eliten

0

 

 

Mbrojtësi shkodran refuzon ofertat: Shpresoj që të luajmë qysh këtë sezon në Superligë, Besëlidhja e zbukuron elitën

 

Bernard GJIKOLAJ

“Që kur unë, katër sezone më parë kam veshur fanellën zyrtare të Besëlidhjes, kam besuar në ngjitjen e sajë në Superligë. Madje, 3 herë kemi dështuar vetëm në çastet e fundit, ndaj jam i vendosur që me fanellën e Besëlidhjes të luajë edhe në Superligë”.  Kështu e nisi bisedën e tij për “Sport Ekspres” mbrojtësi shkodran i Besëlidhjes Arbër Shytani. “Besëlidhja është një skuadër me tradita të hershme futbolli, madje edhe Superlige, që para 80 vitesh, ndaj jam tepër i lumtur që tek skuadra lezhjane konsumova katër sezone radhazi dhe po përgatitem për të pestin, për këtë jam më se vendosur pavarësisht ofertave dhe besoj se do të jemi ne në Superligë”, ka shtuar mbrojtësi me eksperiencë i lezhjanëve.

SHORTI – “Përsa i përket shortit për Kategorinë e Parë të hedhur kohët e fundit nuk ka ndonjë ndryshim nga ai i sezonit që lamë pas, pasi grupi a ka po atë përbërje që kishte edhe sezonin e kaluar, pra do të jemi përsëri tre skuadra pretendente, ne Kastrioti dhe Mamurrasi. Unë tek Besëlidhja e kam kaluar shumë mirë dhe i kam provuar shumicën dërrmuese të emocioneve që të sjellë futbolli, ato pozitivet, por edhe negativet, që janë dështimi tri sezone në çastet e fundit për Superligën, po ashtu dhe zbritja një sezon në Kategorinë e Dytë, një gjë e rrallë për Besëlidhjen. Do të luftojmë fort gjatë gjithë sezonit të ri, që ta sigurojmë më parë se përfundimi kreun, që ta kapim Superligën”, tha mbrojtësi i djathtë i Besëlidhjes shkodrani Arbër Shytani.

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image