48 orë për të menduar përgjigjen, De Biasit i ofrohet stoli i një tjetër Kombëtareje

Gianni De Biasi mund të rikthehet dhe një herë në stolin e një Kombëtareje. Këtë herë është Irani që i ka ofruar teknikut italina pankinën. Pas një eksperience si trajner me klubet në Itali dhe suksesit të jashtë zakonshëm me kuqezinjtë, kjo pritet të jetë aventura e re e De Biasit.

Sipas asaj që raporton Gianluca Di Marzio, Kombëtarja e Iranit i ka propozuar italianit një ofertë për të drejtuar skuadrën e tyre për 2 vite e gjysmë, ndërsa si synim kanë Botërorin që do të luhet në Katar në vitin 2022. Gjithashtu De Biasi do të ketë 48 orë kohë për të dhënë një përgjigje përfundimtare në lidhje me këtë gjë./Sport Ekspres/