45 minuta për t’u bërë hero, Uijnaldum: Isha i tërbuar me Klop!

Një natë e çmendur në Liverpul, me aktorë dy emra që nuk ia merrte mendja askujt: Divok Origi shënoi 2 gola, dy të tjerë i shënoi Xheorxhinjo Uijnaldum. I pari nuk luan thuajse kurrë, i dyti e nisi nga stoli dhe u fut në pushim, sepse u dëmtua Robertson.

Pas ndeshjes Origi foli për BT Sport: “Nuk ka shumë rëndësi që shënova dy gola, sepse rëndësi ka kualifikimi. Nuk vlente asgjë, nëse shënoja gola dhe eliminoheshim. Bëmë diçka fantastike, e dinim që do ishte një natë speciale. Donim të luftonim, edhe për Firmino e Salah, Luftuam deri në fund”.

Ndërkaq, Uijnaldum u bë hero për 45 minuta: “E pabesueshme. Pas ndeshjes në Spanjë u bindëm që mund t’ia dilnim. Njerëzit nga jashtë dyshonin te ne, mendonin se nuk do ia dilnim dot, por treguam edhe një herë se në futboll nuk ka asgjë të pamundur.

“Isha vërtet i zemëruar me trajnerin, sepse më la në stol. U futa, u përpoqa të ndihmoj ekipin, jam i lumtur që e bëra”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *