41 ndeshje të dyshuara nga Superliga, sërish pa fakte

0
Lista e ndeshjeve të dyshuara si të trukuara nga korçarët në kampionatin tonë
(54 bashkë me Kupat e Europës dhe miqësoret) trazon futbollin shqiptar. Klubi
kampion krejtësisht i qetë për historinë e vjetër. Edhe FSHF hedh poshtë gjithçka
Dosja e UEFA-s për Skënderbeun ka trazuar dje sërish gjithë futbollin shqiptar, pasi është publikuar raporti i organizmit më të lartë futbollit europian  për listën e ndeshjeve të dyshuara si të trukuara, ku figurojnë 41 ndeshje të kampionatit shqiptar, 7 ndeshje në Kupat e Europës (5ndeshje të Champions League dhe 2 të Europa League), si dhe 6 miqësore. Në fakt, u duk se këtë radhë kishim të bënim me fakte konkrete dhe u aludua deri aty sa mund të kishim një dënim disavjeçar të kampionëve të Shqipërisë, por nuk është kështu. Eshtë i njëjti raport i UEFA-s, ose më saktë dosja e akuzës, për të cilin ekipi korçar e ka marrë një dënim nga Gjykata e Apelit dhe më pas KAS-i, me pezullimin për një vit nga Kupat e Europës.
                                                                                                            Sport Ekspres
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.