4 ndeshje në ditë dhe finale në prag Krishtlindjes, FIFA zbardh kalendarin pë Katar 2022

Fifa ka zbuluar kalendarin që do të ndiqet për Botërorin e vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar. Për herë të parë tifozët do të kenë mundësinë të shohin një kompeticion të tillë në dimër, një risi kjo që vjen në vitin 2022. Turneu do të nisë në datën 21 nëntor, me ndeshjen e parë që do të luhet në orën 13:00 sipas orës së Katarit.

Faza e grupeve do të zgjasë 12 ditë dhe do të zhvillohen 4 ndeshje në ditë me oraret 13:00, 16:00, 19:00 dhe 22:00. Ndërkohë për finalen e Kupës së Botës të vitit 2022, Kombëtaret që do të synojnë trofeun do të përballen në prag të Krishtlindjeve, më 18 dhjetor në orën 18:00./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *