4 mijë korçarë pritet të udhëtojnë drejt Elbasanit

0

Edhe pse çmimet e biletave nuk është se janë të shtrenjta, madje janë më të lirat duke i krahasuar me të gjitha ndeshjet e tjera europiane, nuk pritet që të ketë një numër të madh tifozësh që do të udhëtojnë nga Korça në drejtim të Elbasanit. Dy janë arsyet. E para, teksa ndeshje starton në orët e vona të mbrëmjes dhe e dyta, është ndeshja e fundit në grup dhe Skënderbeu luan thjesht sa për statistikë këtë takim. Gjithsesi klubi e ka bërë punën e vet, teksa ka vijuar thirrjet që korçarët sot të udhëtojnë drejt Elbasanit, madje konfirmohet që do të ketë autobusë pa limit që do të vendosen në dispozicion të tifozerisë kampione. Në ndeshjet e para kishte deri në 30 autobusë që u mbushën me tifozë, teksa sot pritet që numri të jetë shumë herë më i vogël, pasi edhe tifozët nuk do të jenë të shumtë. Sigurisht që pritet të ketë tifozë nga Elbasani, pasi biletat variojnë nga 200 deri në 400 lek, por do të ketë edhe tifozë nga Tirana. Skënderbeu sot luan ndeshjen e fundit në Europë dhe sigurisht që ka qenë një sezon i gjatë i suksesshëm në Europë. Edhe në ndeshjen e fundit në Elbasan ndaj Sportingut të Lisbonës tifozët nuk kanë qenë të shumtë, por sot pritet e pakta 4 mijë tifozë të jenë të pranishëm në “Elbasan Arena”. Pjesa tjetër e tifozerisë është e sigurt që do ta ndjekë këtë ndeshje nga ekrani i televizorit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here