388 milionë paundë humbje, vetëm Premier League i shpëton kolapsit financiar

Na ndodh shpesh të dëgjojmë nga presidentët klubesh në Shqipëri se futbolli është një “gropë e zezë”. Të nxjerrësh fitime është e padëgjuar dhe sukses quhet nëse të paktën zeron humbjet.

Megjithatë, ky realitet nuk prek vetëm një vend me 1001 probleme si Shqipëria. Në një analizë të fundit të kryer nga media prestigjioze “The Times”, është nxjerrë në pah fakti i keqmenaxhimit të klubeve në futbollin anglez.

Nuk po flasim për Premier League, që është kampionati më elitar i planetit dhe ku vendi i fundit ka të garantuara diçka më shumë se 100 milionë paundë nga të drejtat televizive. Futbolli profesionist në Angli shtrihet deri në divizionin e katërt për nga rëndësia, “League One”.

Shumica e klubeve të Premier League arrijnë të nxjerrin fitime në bilancet e përfundimtare, krejt e kundërta ndodh në ligat e poshtme. 52 nga 72 klube të Championship, League 1 dhe League Tëo” kanë mbyllur sezonet duke regjistruar humbje kolosale, shifra e kombinuar e të cilave është plot 388 milionë paundë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *