36 milionë euro për të blinduar mbrojtjen, Juventusi godet në merkato!

Leonardo Bonuçi dhe Xhorxho Kielini respektivisht numërojnë 31 dhe 34 vite mbi supe dhe Juventusi ka nisur kërkimet për një goditje në mbrojtje. Siç raportojnë mediat italiane, bardhezinjtë duken shumë pranë Kostas Manolas.

Greku nuk është i kënaqur te Roma, sidomos me ecurinë që verdhekuqtë kanë pasur këtë sezon. Për kalimin e tij te Juventusi, rol të rëndëishëm luan edhe menaxheri i lojtarit, pikërisht Mino Raiola, i cili ka marrëdhënie të mira me bardhezinjtë.
“Zonja e vjetër” do të paguajë kaluzolën prej 36 milionë eurosh dhe siç thuhet nga “Corriere dello Sport”, pritet që transferimi i tij të finalizohet edhe përpara përfundimit të këtij sezoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *