35 javë pa humbje/ Ernest Gjoka kujton arritjen e madhe me Kukësin kampion: Aty na kishit, s’na mundët dot

Për t’u shënuar në histori ishte arritja e madhe e trajnerit Ernest Gjoka me Kukësin, në sezonin 2016-2017. Atje verilindorët do të shpalleshin kampion të Superiores, pas një projekti serioz dhe disa vjeçar që kulmoi me fitimin e titullit.

Por gjithashtu ky sezon do të mbahet mend edhe për një rekord tjetër të vendosur nga ana e Kukësit. Jo pak, por 35 javë kaluan pa asnjë humbje të vetme për skuadrën që kryesoi Superioren, duke dështuar vetëm në takimin e fundit, por atëherë gjithçka ishte mbyllur sa i përket llogarive të klasifikimit. “Aty na kishit, s’na mundët dot”, është kjo mënyra sesi Gjoka rikujton atë sezon fantastik edhe për karrierën e tij personale. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *