3400 forca policie për sigurinë e finales

0

Siguria, ajo që i druheshin më shumë autoritetet franceze përpara “Euro 2016 duket se ka qenë një nga pikat e forta të këtij evropiani. Autoritetet franceze ia kanë dalë të kalojnë pa ndonjë ngjarje madhore zhvillimin e evropianit në shtëpinë e tyre, teksa ata po bëhen gati për aktin e fundit, finalen e madhe sonte në mbrëmje kur të gjithë sytë e botës do të jenë drejtuar në Paris. Franca dhe Portugalia do të ndajnë mes tyre titullin evropian ndërsa forcat e sigurisë në Francë kanë marrë masa ekstreme për të garantuar që gjithçka të shkojë paq. Sipas medieve franceze dhe atyre portugeze vetëm për finalen sonte në “Stade de France” do të jenë në gatishmëri 3400 forca sigurie, mes të cilëve policia, xhandarmëria dhe ushtria. Sipas policisë franceze që ka hartuar dhe planin e masave të sigurisë, 1300 forca do të jenë të angazhuara në stadiumin “Stade de France”, 1400 forca do të jenë në “fan zone” pranë Kullës Eifel dhe 700 forca të tjera do të jenë në të gjithë mjetet e transportit publik në kryeqytetin francez.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image