33 ndeshje dhe asnjë gol, shqiptari e mbyll me Grashopersin

0

Në kampionatin zviceran të futbollit, janë të shumtë futbollistë shqiptarë. Një nga ta, është dhe Gjelbrim Taipi. Mesfushori aktivizohej prej 1 sezoni e gjysmë te skuadra e Grashopersit, ku luajti 33 ndeshje.

Aventura e tij me ekipin bardheblu nuk ka shkuar mirë dhe në këtë merkato vere, ka ardhur dhe divorci. Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Taipi shkroi: “Dua të falënderoj të gjithë njerëzit në Grashoper dhe të gjithë tifozët. Ishte një vit e gjysmë shumë intensiv, por mësova shumë dhe jam i sigurt se ekipi do të kthehet më fort se më parë. Falëminderit dhe fat të mirë për të ardhmen”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.