Mcgregor lë pas rivalitetin me armikun e përjetshëm, i gjendet pranë për humbjen e babait

Ditën e djeshme sporti i MMA-së u trondit nga lajmi se babai i Khabib Nurmagomedov u nda nga jeta pasi nuk arriti t’i shpetonte komplikimeve të koronavirusit. Pasi kishte kaluar më shumë se 2 muaj në gjendje kome, Abdulmanap ditën e sotme ka ndërruar jetë.

Të gjithë luftëtarët e UFC-së dhe më gjerë kanë ngushëlluar kolegun e tyre për këtë humbje të hellë, duke shprehur gatishmërinë për t’i qënduar afër në rast nevoje. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kundërshtari numër 1 i Khabibit, Conor Mcgregor. Irlandezi u ndje tejet i mërzitur për këtë lajm tronditës, teksa në një postim në Twitter ka thurur elozhe për figurën e 57 vjeçarit.

” Djali ka humbur një baba, luftëtarët një trajner dhe fansat një person mjaft të përkushtuar. U prefsh në paqe Abdulmanap Nurmagomedov.”- u shpreh në Twitter, Conor Mcgregor. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *